‘Punuam gjithë natën’ – Ministria e Infrastrukturës njofton për rrugët pas borës

‘Punuam gjithë natën’ – Ministria e Infrastrukturës njofton për rrugët pas borës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.

“Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.

MMPHI-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Shpërndaje në: