Pushimet shndërrohen në tragjedi për familjen nga Kosova, 73-vjeçari mbytet në det

Pushimet shndërrohen në tragjedi për familjen nga Kosova, 73-vjeçari mbytet në det

Pushimet kanë përfunduar në mënyrë tragjike për një familje shqiptare nga Kosova, e cila kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar verën.

Një 73-vjeçar teksa ishte futur në det për t’u larë pasditen e kësaj të premte, ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  ku mësohet se 73-vjeçari i identifikuar si J.B., është mbytur, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është  mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia shqiptare.

Pak ditë më parë një tjetër i moshuar nga Kosova humbi jetën në plazhin e Shëngjinit.

Shpërndaje në: