Pushteti i ëmbël: Vetëvendosje dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë

Pushteti i ëmbël: Vetëvendosje dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka ikur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa bërë zhurmë dhe pa kundërshtuar apo tentuar të protestojë kundër tyre.

Por, pas marrëveshjes së djeshme për krijimin e linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd, pikërisht kur Albin Kurti mori mandatarin për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje u zhyt tërësisht në heshtje.

Kjo tregon sa i ëmbël dhe i dëshirueshëm është pushteti për ta, duke shkelur edhe parimet 20 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ishte në gjendje as ta përgëzojë këtë marrëveshje, por as ta kundërshtojë.

Edhe pse i tërë procesi negociues si duket ka ndodhur në kohën kur Qeveria ishte në dorëheqje dhe i vetmi institucion me funksion të plotë ishte Presidenti, duke pasur Qeverinë Kurti në ardhje, mosreagimi dhe kjo heshtje e tërësishme e Lëvizjes Vetëvendosje është komplet e pashpjegueshme.

Shpërndaje në: