Pushteti kundër rekomandimeve të BE-së: Nesër në rend dite tre Projekligjet që s’e morën “aminin” e ndërkombëtarëve

Pushteti kundër rekomandimeve të BE-së: Nesër në rend dite tre Projekligjet që s’e morën “aminin” e ndërkombëtarëve

Nesër pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës dhe në mesin e shumë pikave janë edhe shyrtimi i tre Projekligjeve për të cilat opozita e ndërkombëtarët kanë pasur pakënaqësi, shkruan Periskopi.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publikë janë pikat të cilat do të shqyrtohen nesër e të cilat në seancën e kaluar nuk morën “aminin” e ndërkombëtarëve.

Çka ndodhi në seancën e jashtëzakonshme muajin e kaluar?

Derisa seanca e kaluar u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj kishte propozuar që të tre ligjet, ai për KPM-në, KPK dhe për zyrtarët publik të tërhiqen nga rendi i ditës.

Ky propozim e mori përkrahjen edhe të PDK e AAK, por më pas Vetëvendosjes i rrëzoi këto.

Ambasadori gjerman, Rohde kundër projektligjit për KPM-në: Kuvendi i Kosovës injoron rekomandimet e Këshillit të Evropës

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde përmes një postimi në platformën X u shpreh se Kuvendi i Kosovës ka injoruar rekomandimet e Këshillit Evropian.

Rohde i ka bërë thirrje Kuvendit që të rishqyrtoi amandamentet e propozuara para votimit.

Rishqyrtoni amendamentet e propozuara dhe rregullimin e drafteve para votimit”– ka shkruar ndër të tjera ai. 

Postimi i plotë:

“Mbështetje e plotë e Gjermanisë për deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Pavarësisht se e dimë se të tre ligjet janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, shumica e rekomandimeve nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës janë injoruar. Këshilla ime për Kuvendin e Kosovës: Rishqyrtoni amendamentet e propozuara dhe rreshtoni draftet përpara votimit.

 

Shpërndaje në: