Pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky kërkon qëndrim më të prerë nga Gjermania

Pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky kërkon qëndrim më të prerë nga Gjermania

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë për kancelarin gjerman, Olaf Scholz, teksa i thotë që ai duhet që të mbajë një qëndrim më të qartë lidhur me konfliktin me Rusinë. Gjatë një interviste për ZDF-në, Zelensky deklaroi:

“Ne kemi nevojë që kancelari Scholz të na sigurojë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin! Gjermania nuk duhet të përpiqet të gjejë një ekuilibër mes marrëdhënieve me Ukrainën dhe lidhjeve të saj me Rusinë. Dërgesat e armëve, Berlini i nisi më vonë se vendet tona fqinje, ky është një fakt. Fillimisht, Gjermania dhe Franca e kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën vetëm politikisht e në mënyrë retorike.”

Ndërsa, Serhiy Hayday, guvernatori ushtarak për rajonin e Luhanskut, u shpreh se:

“Të gjitha urat jashtë qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck u shkatërruan dhe kushtet për njerëzit janë jashtëzakonisht të vështira.”

Shpërndaje në: