Pushuesit tmerrohen nga të shtënat në Vlorë, turisti norvegjez: Të gjithë vrapuam!

Pushuesit tmerrohen nga të shtënat në Vlorë, turisti norvegjez: Të gjithë vrapuam!

Pushuesit në një plazh privat në Radhimë kanë përjetuar momente tmerri gjatë të shtënave me armë.

Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë, ku mesditën e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar

“Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez./TCH/

 

Shpërndaje në: