Puthje dhe përqafime, Rita Ora dhe Taika Waititi më të dashuruar se kurrë

Puthje dhe përqafime, Rita Ora dhe Taika Waititi  më të dashuruar se kurrë

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika janë shfaqur më të dashuruar se kurrë , teksa ishin me disa miq për darkë në La Poubelle Bistro në Los Angeles të mërkurën.

Pavarësisht se ishin në publik ata nuk nguruan ta shfaqnin dashurinë e tyre, pavarësisht ambientit ku ndodheshin.

Sipas Daily Mail çifti dukej tejet i dashuruar, ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit teksa shijonin çdo moment. Pothuajse të gjithë mbrëmjen përqafimet dhe puthjet nuk munguan.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë blu të errët, me temina ndriçuese, ndërsa pjesa mbrapa ishte dekolte. Më pas veshi një xhaketë ngjyrë të zezë,ndërsa me bizhuteritë e vendosura kishte kompletuar veshjen.

Me flokët kaçurrela të lëshuara dhe me pak makijazh, këngëtarja dukej shumë bukur.

Regjisori ishte veshur thjeshtë, me një këmishë me figura dhe kapele bejsbolli ngjyrë blu.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në Australi në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa ajo ishte trajnere në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Së fundmi në një intervistë për The Independent ajo tha se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, ndërsa për romancën e saj me Taikan, u shpreh nuk e ka pritur të binte në dashuri me të.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja”, tha Rita Ora për një media britanike.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, shtoi më tej ajo.

Këngëtarja shqiptare ka një diferencë moshe prej 15 vitesh me të dashurin e saj, por ajo nuk është ndikuar pavarësisht komenteve.

Shpërndaje në: