Puthje edhe në distancë, shpikja e re kineze ka irrituar shumë njerëz

Puthje edhe në distancë, shpikja e re kineze ka irrituar shumë njerëz

Dëshironi t’i dërgoni puthje ‘reale’ të dashurit tuaj i cili ndodhet larg? Një krijim kinez me “buzët” e ngrohta dhe lëvizëse të silikonit duket se ka përgjigjen.

Pajisja, e reklamuar si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik “të vërtetë”, po shkakton bujë në mesin e përdoruesve kinezë të mediave sociale, të cilët kanë reaguar të tronditur.

E pajisur me sensorë presioni dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të përdoruesit.

Së bashku me lëvizjen e puthjes, ai gjithashtu mund të transmetojë tingullin që lëshon përdoruesi.

Megjithatë, ndërsa shumë përdorues të mediave sociale panë një anë qesharake të pajisjes, të tjerë e kritikuan atë si “vulgare”. Disa shprehën shqetësime se të miturit mund ta blejnë dhe ta përdorin atë.

Në platformën Twitter, disa hashtags për pajisjen kanë grumbulluar qindra miliona shikime gjatë javës së kaluar.

Për të dërguar një puthje, përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion dhe ta lidhin pajisjen në portën e karikimit të telefonit të tyre. Pas bashkimit me partnerët e tyre në aplikacion, çiftet mund të fillojnë një telefonatë me video dhe t’i transmetojnë njëri-tjetrit puthje.

Shpërndaje në: