Putin dhe Erdogan do të takohen me 5 gusht në Sochi

Putin dhe Erdogan do të takohen me 5 gusht në Sochi

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në rezortin Sochi në Detin e Zi me 5 gusht, ka njoftuar agjensia ruse e lajmeve, Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Dy liderët do të diskutojnë problemet regjionale dhe marrëdhëniet bilaterale, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Erdogan ishte vendimtar në sigurimin e marrëveshjes të nënshkruar nga Rusia dhe Ukrainë në Stamboll që lejon vazhdimin e eksporteve të grurit ukrainas nga Deti i Zi.

Takimi do të ndodhë pak javë pasi që Putin dukej i mërzitur duke pritur liderin turk para takimit në Iran. Putin dukej ‘i rraskapitur’ sipas gazetës The National, teksa ai priti për 50 sekonda derisa arriti Erdogan. /Periskopi/

Shpërndaje në: