“Putin është më i rrezikshëm se Hitleri dhe Stalini”

“Putin është më i rrezikshëm se Hitleri dhe Stalini”

“Vladimir Putin është më i rrezikshëm se Adolf Hitler dhe Joseph Stalin”, sipas kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, shkruan Expressi britanik, përcjell Periskopi.

Paralajmërimi erdhi teksa kryeministri polak bëri thirrje për çrrënosjen totale të “ideologjisë monstruoze” të despotit rus.

Duke shkruajtur në ‘Telegraph’, Morawiecki tha se arsenali i armëve të Putin është “më vrastar” se sa ai i Hitlerit dhe Stalinit, duke shtuar se Putin ka internetin në dispozicion i cili është “infektuar me miliona raste të fake news”.

Ideologjia e Putinit shpërfaq një rrezik vdekjeprurës ndaj Evropës dhe si e tillë ajo duhet të çrrënjoset, paralajmëroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: