Putin fillon fjalimin e paralajmëruar: Shtetet e Bashkuara po sillen sikur të jenë dërguar nga Zoti

Putin fillon fjalimin e paralajmëruar: Shtetet e Bashkuara po sillen sikur të jenë dërguar nga Zoti

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka filluar adresimin e tij që ishte paralajmëruar ditë më parë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Ai tha Amerika po sillet sikur nuk po e vëren që në botë ka qendra të tjera. Për më tepër, Putin tha se Shtetet e Bashkuara janë deklaruar se janë dërguar nga Zoti në Tokë me interesat e tyre të shenjta.

Në fjalimin e tij, lideri rus akuzoi Perëndimin se po përpiqet të izolojë ose të refuzojë shtetet “e gabuara”.

Tutje, ai tha se përpjekjet për të dëmtuar ekonominë ruse kanë dështuar dhe se sistemi bankar është stabilizuar, teksa shtoi se Bashkimi Evropian mund të humbë më shumë se 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: