Putin i shokuar, raportohet se e dashura e tij 38-vjeçare është shtatzënë

Putin i shokuar, raportohet se e dashura e tij 38-vjeçare është shtatzënë

Raportohet nga Moska se Vladimir Putin është shokuar kur ka zbuluar se e dashura e tij është përsëri shtatzënë, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

Tirani i Rusisë që në tetor i mbush 70 vite- thuhet se tashmë i ka së paku dy djem me ish-gjimnasten olimpike ruse, Alina Kabaeva, 38-vjeçare.

Por, ai nuk ka planifikuar fëmijë të tjerë dhe thuhet se ka mbetur “i shokuar dhe në depresion” më ta ndëgjuar lajmin.

Burimet kanë pretenduar se presidenti ishte i revoltuar kur u publikuan lajmet teksa ai po përgatitej ta shfaqte makinën e tij të luftës në paradën për “Ditën e Fitores” në Sheshin e Kuq sot.

Putini i divorcuar që thuhet se vuan nga kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit nuk dëshiron që asgjë t’ia prishë shfaqjen publike të raketave të tij.

Kanali rus i lajmeve, General SVR Telegram, shpalosi pretendimin se Alina, e cilësuar si gruaja më fleksibile ruse, është shtatzënë.

Putin kurrë nuk e ka pranuar lidhjen me Kabaevan që më herët thuhej se po fshihej në Zvicër./Periskopi/.

Shpërndaje në: