Putin jep urdhërin e ri: Të vazhdojë pushtimi i Ukrainës

Putin jep urdhërin e ri: Të vazhdojë pushtimi i Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar Ministrin e tij të Mbrojtjes për të vazhduar sulmet në Ukrainë pasi kapjës së qytetit Lysychanks nga Rusia, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Putin u shfaq në një televizion nga ku bëri thirrje që forcat në frontet e tjera të vazhdojnë sipas “planeve të aprovuara më parë”.

Kapja e qyetit nënkupton se tani i gjithë rajoni i Luhanskut është nën kontrollin e Rusisë.

Humbja e qytetit ishte e dhimbshme, por kryetari i rajonit tha se: “Kjo është vetëm një betejë e humbur, por jo një luftë e humbur”.

Ai bëri thirrje për më shumë armë nga Perëndimi për të ndaluar avancimin rus. /Periskopi/

Shpërndaje në: