Putin mobilizon 300 mijë rusë, a do të duhet të shkojnë në luftë edhe sportistët?

Putin mobilizon 300 mijë rusë, a do të duhet të shkojnë në luftë edhe sportistët?

Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën në mëngjes njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak për të vazhduar luftën kundër Ukrainës.

Ministri i tij, Sergei Shoigu, tha më pas se 300,000 rezervistë do të mobilizohen, duke theksuar se kjo ishte vetëm një për qind e rezervave ushtarake të Rusisë.

Pas kësaj, Russian Sport Express u përpoq të shpjegonte se si vendimi i Putinit do të ndikojë tek sportistët rusë, pra nëse ekziston mundësia që njëri prej tyre të marrë ftesë për ushtrinë në adresën e shtëpisë së tyre. Kujtojmë se shumë sportistë të famshëm ukrainas iu bashkuan ushtrisë ukrainase, por mobilizimi i përgjithshëm ishte në fuqi në Ukrainë, kështu që ata nuk mund t’i shmangeshin as ushtrisë nëse do të gjendeshin në territorin e vendit të tyre.

“Në ata 300 mijë ushtarë do të ketë qytetarë që posedojnë aftësi të ndryshme ushtarako-teknike që mund të ndihmojnë ushtrinë. Nëse disa sportistë kanë përfunduar stërvitjen ushtarake ose kanë edhe gradën më të ulët ushtarake dhe janë më të rinj se 35 vjeç, ekziston mundësia që ata do të mobilizohen. Kontratat profesionale me klubet nuk luajnë rol dhe nuk mund ta pengojnë mobilizimin”, shkruan Sport Express.

Shpërndaje në: