Putin politikani më popullor në Serbi

Putin politikani më popullor në Serbi

Popullariteti i presidentit rus në Serbi është vetëm një përqindje më poshtë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Mes udhëheqësve botërorë, 45 për qind e qytetarëve serbë janë shprehur për Putin, pasuar me 12 për qind për presidentin kinez Xi Jinping, Emmanuel Macron, presidenti francez, renditet i treti me 11 për qind, kancelari gjerman Olaf Scholz i katërti me 5 për qind. Recep Tayyip Edrogan, president i Turqisë renditet i pesti me 3 për qind, shkruan KosovaPress.

Në mesin e udhëheqësve të vendeve përreth, serbët opinion më të mirë kanë për kryeministrin hungarez Viktor Orban, 37 për qind.

Shpërndaje në: