Putin pret në takim Vuçiqin: Raportet tona, në nivelin më të lartë historik

Putin pret në takim Vuçiqin: Raportet tona, në nivelin më të lartë historik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është pritur në takim nga homologu rus, Vladimir Putin në Soçi të Rusisë.

Vuçiq tha se bashkëpunimi mes dy shteteve në sferën ushtarake është në nivelin më të lartë dhe se shpreson se do të ketë edhe marrëveshje të reja.

“Unë besoj se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë historik”, i ka thënë Vucic agjencisë ruse Tass.

Sipas mediave serbe takimi mes Vucicit e Putinit ka zgjatur më shumë sesa është planifikuar.

Shpërndaje në: