Putin realizon vizitën e tij të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin realizon vizitën e tij të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin mbërriti në Ashgabat për të marrë pjesë në Samitin e VI të Kaspikut, njoftoi qendra e shtypit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë vizitën e tij të parë zyrtare që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, ku u prit nga ministri i Jashtëm turkmen, Rashi Meredov, ku do të marrë pjesë në Samitin e Vl të Kaspikut, që do të mbahet këtë pasdite.

Më herët, presidentët e Azerbejxhanit, Iranit dhe Kazakistanit tashmë kanë mbërritur tashmë në Ashgabat.

Shpërndaje në: