Putin shkarkon njërin nga komandantët e besueshëm të ushtrisë ruse

Putin shkarkon njërin nga komandantët e besueshëm të ushtrisë ruse

Udhëheqja ushtarake ruse po ndërmerr veprime pas sulmeve ndaj bazave ushtarake në gadishullin e Krimesë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar komandantin e Flotës së Detit të Zi, i cili luan një rol kyç në pushtimin e Ukrainës.

Pas shkarkimit të admiralit Igor Osipov, komandant tani është emëruar zëvendësadmirali Viktor Sokolov.

Osipov e mbante këtë post që nga viti 2019.

Ndryshimi në udhëheqje interpretohet si një tregues i qartë se rusët po humbasin besimin në trupat e tyre pas sulmeve të suksesshme të Ukrainës në bazat në Krime.

Shpërndaje në: