Putin tha se nuk është kërcënim direkt, por Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pse?

Putin tha se nuk është kërcënim direkt, por Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pse?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e tij kundërshtues për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO- vetëm disa orë pasi që ato thanë se do të aplikojnë për anëtarësim.

Erdogan gjithashtu tha se dy vendet skandinave as nuk duhet të tentojnë të dërgojnë delegacione për të provuar ta bindin Turqinë, një anëtarë kyqe e aleancës, që ta pranojë kërkesen e tyre.

Erdogan është i nervozuar ndaj asaj që ai i sheh si “vende mikëpritëse të militantëve kurdë”.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Të hënën, Suedia tha se Evropa është duke jetuar në një realitet të ri të rrezikshëm, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendimi i Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës 30-anëtarëshe nuk është kërcënim direkt ndaj Moskës- por theksoi se çfardo lloj zgjerimi i infrastrukturës ushtarake do ta nxiste një përgjigje nga Kremlini.

Në një konferencë për media të hënën, Erdogan tha se Turqia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke e përshkruajtur Suedinë si “strehimore” të organizatave terroriste.

“Asnjëra nga dy vendet nuk kanë një qëndrim të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund të iu besojmë atyre?”, tha presidenti turk.

Turqia i akuzon dy shtetet skandinave për kultivimin e anëtarëve të Partisë së Punëtrove Kurdistanë, një grup që ajo e cilëson si një organizatë terroriste dhe të përcjellësve të Fetullah Gulen, të cilët Ankaraja i akuzon për orkestrimin e grusht shtetit në vitin 2016.

Të gjithë shtetet duhet të pajtohen që të anëtarësohet një shtet i ri në NATO, prandaj Suedia dhe Finlanda janë duke e kërkuar mbështetjen e Turqisë për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

Qeveria e Erdogan është zotuar se do t’i bllokojë aplikimet e vendeve që kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Në vitin 2019, të dy vendet skandinave kishin vendosur embargo ndaj armëve kundër Ankarasë pas mësymjes së saj drejt Sirisë.

Suedia kishte pezulluar shitjet e armëve drejt Turqisë tre vite më parë, pas intervenimit ushtarak të Ankarasë në Siri dhe sipas agjensisë zyrtare turke të lajmeve, si Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar dhjetëra kërkesa për ekstradimin e militantëve kurdë të cilët Turqia i përshkruan si terroristë.

Të dy vendet pritet që të dërgojnë delegacione drejt Ankarasë për të provuar për ta zgjidhur problemin, por Erdogan ka thënë se ato nuk duhet të tentojnë.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ai beson se të dy vendet, si Finlanda dhe Suedia, do të anëtarësohen në NATO, pavarësisht objektivave të Turqisë.

Çështja në fjalë pritet që të dominojë në diskutimet në mes Blinken dhe kundërshtarit të tij turk në Ëashington të mërkurën. Pas inkurajimit të dy vendeve skandinave për të aplikuar, Ëashingtoni nuk do të dëshironte t’i zhgënjente ato në momentet e fundit. /BBC/Periskopi/

 

Shpërndaje në: