Putin uron Erdoganin: Populli turk e vlerësoi politikën e jashtme të pavarur të Turqisë

Putin uron Erdoganin: Populli turk e vlerësoi politikën e jashtme të pavarur të Turqisë

Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar Recep Taip Erdoganin, duke thënë se fitorja e tij është dëshmi se “populli turk e vlerëson punën vetëmohuese dhe politikën e jashtme të pavarur të Erdoganit”.

“Fitorja e zgjedhjeve ishte rezultat i natyrshëm i punës suaj vetëmohuese si kreu i Republikës së Turqisë, dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe për të zhvilluar një politikë të jashtme të pavarur”, tha Putin në një mesazh. Erdoganit, ka raportuar Al Jazeera

“Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve miqësore ruso-turke dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme”, ka deklaruar Putin.

Erdogan arriti të fitojë në balotazh, ndërkaq opozita procesin zgjedhor e ka cilësuar si të padrejtë

Shpërndaje në: