Putin uron trupat e tij për “çlirimin” e Luhanskut

Putin uron trupat e tij për “çlirimin” e Luhanskut

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar trupat ruse për “çlirimin” e rajonit lindor ukrainas, Luhansk, në Donbas, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Në një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshirë në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftën.

Putin gjithashtu dekoroi me “Heronj të Rusisë” dy gjeneralë pas kapjes së rajonit.

Rusia njoftoi të dielen që tani kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pas kapjes së qytetit të rëndësishëm strategjik, Lysychansk.

Moska ka thënë se “operacioni special ushtarak”- siç e quan pushtimin e Ukrainës- ka për qëllim “çlirimin” e Ukrainës lindore nga “nacionalistët ukrainas”. Rajoni lindor ëshë bërë fokusi kryesor i ushtrisë pas dështimit fillestar për kapjen e kryeqytetit Kiev. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: