Putin vlerëson lartë rolin e Erdogan për marrëveshjen për grurë

Putin vlerëson lartë rolin e Erdogan për marrëveshjen për grurë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar lartë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në rolin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve të grurit ukrainas, shkruan CNN.

“Falë pjesëmarrjes tuaj direkte dhe me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, çështja e furnizimit me grurë ukrainas nga portet e Detit të Zi është zgjidhur. Dërgesat tashmë kanë filluar. Unë dua të ju falënderoj për këtë dhe për faktin se të njejtën kohë kjo nuk ka penguar furnizimin me mallrat ruse dhe fertilizerëve rusë në tregjet botërore”, tha Putin.

Me 22 korrik, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një marrëveshje që do të lejonte vazhdimin e eksporteve të grurit ukrainas nga Deti i Zi. Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në Stamboll.

Për muaj të tërë, Rusia kishte bllokuar kyqjen në këto porte, duke bërë që miliona tonë grurë të Ukrainës të mos transportoheshin në vendet e synuara. Ukraina dhe Rusia kishin akuzuar njëra-tjetrën për minimin e ujërave. /Periskopi/

Shpërndaje në: