Putin zotohet se do të bëj gjithçka për të përfunduar konfliktin në Ukrainë

Putin zotohet se do të bëj gjithçka për të përfunduar konfliktin në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi që Rusia do të bëj gjithçka për të përfunduar konfliktin në Ukrainë, sipas një njoftimi nga Kremlini, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Dy liderët u takuan në përfundim të Samitit për Bashkëpunim në Uzbekistan.

Putin fajësoi Ukrainën për vazhdimësinë e konfliktit. Rusia kishte pushtuar Ukrainën me 24 shkurt.

Një deklaratë nga Krelmini ka cituar Putnin duke i thënë Modit: “Unë e di pozicionin tuaj sa i përket konfliktit në Ukrainë, i di shqetësimet tuaja të cilat i keni shprehur vazhdimisht. Ne do të bëjmë gjithçka për të përfunduar e gjitha kjo sa më shpejtë që është e mundur”.

“Fatkeqësisht, lidershipi i Ukrainës ka refuzuar procesin e dialogut dhe ka deklaruar se dëshiron që t’i arrijë qëillmet nëpërmjet metodave ushtarake”, tha Putin. /Periskopi/

Shpërndaje në: