“Putini i vogël” menjëherë pas dialogut me Kosovën e nis njeriun e tij besnik drejt Moskës

“Putini i vogël” menjëherë pas dialogut me Kosovën e nis njeriun e tij besnik drejt Moskës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe një prej njerëzve më besnik të Aleksander Vuciqit, Aleksander Vulin, do të niset për një vizitë në Moskë javën e ardhshme.

Lidhur me këtë vizitë të Vulin në Moskë, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur ish-ambasadori amerikan, Michael Kirby.

Kirby ka thënë se Vulin gjithmonë ka qenë i orientuar kah Moska dhe jo drejt Brukselit.

“Nëse ai do të shkonte në një destinacion evropian nga Beogradi, duket se Moska është vendi i parë që do të shkonte zakonisht. Me këtë në mendje, mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse narrativa aktuale që del nga Beogradi është shumë pro-ruse”, ka thënë Kirby për Zërin e Amerikës kur është pyetur nëse sheh lidhje mes dialogut të Brukselit dhe udhëtimit të Vulin në Moskë.

Shpërndaje në: