Putini në rolin e oficerit: Po jep urdhëra të drejtpërdrejtë për trupat ruse në Ukrainë

Putini në rolin e oficerit: Po jep urdhëra të drejtpërdrejtë për trupat ruse në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shefi i tij ushtarak, Gjeneral Valery Gerasimov, besohet se po ndërhyjnë drejtpërdrejt në ofensivën e ushtrisë rusë në Ukrainë dhe se po marrin vendime që në kushte normale bëhen nga oficerë të lartë- sipas një burimi ushtarak perëndimor, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Duke folur në kushte anonimiteti, burimi tha: “Ne mendojmë se Putin dhe Gerasimov janë të përfshirë në vendimet taktike- që në rrethana normale priten të mërren nga një kolonel”.

Burimi ushtarak tha se dyshja kanë marrë vendime rreth lëvizjeve të trupave në Donbas- zonë në Ukrainën lindore që tani është fokusi i ofensivës së ushtrisë ruse.

Kohëve të fundit ka pasur hamendësime që Putin është bërë më i përfshirë në drejtimin përditshëm të kampanjës ushtarake, qysh kur Rusia shënoi humbje në veri të vendit dhe rreth Kievit.

Gjithashtu ka pasur spekulime së fundmi se shefi i ushtrisë ruse, Gersimov, mund të jetë përjashtuar- së bashku me dyshimet e pakonfirmuara se ai ishte lënduar teksa po vizitonte Donbasin disa javë më parë.

Por zyrtari perëndimor ushtarak e bëri të qartë se shefi rus është ende duke dhënë urdhëra.

“Gersimov është ende në krye të detyrës”, tha ai. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: