Pyet qytetari: “A ka mundësi nëse bon mining ilegalisht me ta përgju lokacionin e me të gjetë?”

Pyet qytetari: “A ka mundësi nëse bon mining ilegalisht me ta përgju lokacionin e me të gjetë?”

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Një vendim i tillë nga ministrja Artane Rizvanolli, ka shqetësuar shumë posedues të makinave për prodhimin e kriptovalutave.

Qytetarët e Kosovës kanë qasje në shumë grupe të ndryshme në Facebook, për kripto, ku konsultohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për shitblerjen e tyre.

Së fundi në grupin Albanian Crypto Amateurs, një anëtar/e ka pyetur “a ka mundësi nëse bon mining ilegalisht me ta përgju lokacionin me të gjet?!.

“Pershendetje te gjithve, nje pytje pata me ngrit e besoj qe ju intereson shumicës ktu. – A ka mundsi nëse bon mining ilegalisht me ta pergju lokacionin e me te gjet!?, ka pyetur ai/ajo në grup.

Kujtojmë se Policia e Kosovës po vazhdon të bëjë aksione në vend për parandalimin e prodhimit të kriptovalutave, ku edhe kanë sekuestruar shumë aparate të tilla. Së fundi ata kanë zhvilluar një aksion në Podujevë ku kanë sekuestrua tre aparate për prodhimin e kriptovalutave./Periskopi.com/

Aksion i policisë në Podujevë: Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave

 

 

 

 

Shpërndaje në: