QAD-i hetohet për keqpërdorimin e parave të fermerëve

QAD-i hetohet për keqpërdorimin e parave të fermerëve

Dyshimet për keqpërdorime kanë nisur në gusht të vitit të kaluar. Prokuroria dyshon se veprimtaria e kësaj OJQ-je ka të bëjë me veprën penale “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Një muaj pasi kishin nisur hetimet, QAD-i kishte hapur një tjetër raund për grante.

Në këtë raund, sipas kësaj organizate, kanë aplikuar rreth 10 mijë aplikues.

Nga ta, qindra persona kanë participuar me shumat financiare nga 2 mijë deri në 8 mijë euro. Shuma maksimale që fermeri ka mundur të përfitojë sipas njoftimit publik ka qenë 20 mijë euro.

Nga të gjithë fermerët që i kanë paguar këto para asnjëri nuk e ka marrë pjesën e premtuar të grantit./Koha.net/

Shpërndaje në: