Qatar GP: Hamilton siguron ‘Pole-position’, Verstappen niset nga pozita e dytë

Qatar GP: Hamilton siguron ‘Pole-position’, Verstappen niset nga pozita e dytë

Kanë përfunduar kualifikueset për garën e Çmimit të Madh të Katarit.

Gara e fundjavës në Katar pritet të jetë spektakolare, me dy liderët e klasifikimit të përgjithshëm që do të nisen nga pozitat e para, shkruan Periskopi.

Lewis Hamilton do të niset nga pozita e parë, pasi me kohën prej 1:21.262 ishte më i shpejti në kualifikuese.

Në anën tjetër, piloti i Red Bull, Max Verstappen, do të niset nga pozita e dytë.

14 pikë është diferenca mes dy pilotëve në renditjen e përgjithshme, duke bërë që fitorja të jetë jetike për secilin.

Mbetet të shihet nëse Hamilton do të arrijë ta ruajë situatën që është në favorin e tij, me këtë ‘Pole-position’. /Periskopi/

Shpërndaje në: