Që 2 vite jo-aktiv: Veseli sërish në top 3-shen e politikanëve të preferuar në Kosovë

Që 2 vite jo-aktiv: Veseli sërish në top 3-shen e politikanëve të preferuar në Kosovë

Po bëhen gati 2 vjet prej që ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli nuk është më aktiv në politikë.

Kjo për shkakun se ai gjendet në paraburgim në Hagë, si i akuzuar nga Prokuroria e Specializuar.

Sidoqoftë, kredibiliteti dhe besueshmëria e Veselit tek qytetarët duket se nuk ka pësuar ndryshim.

Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Veseli është lideri i tretë politik, të cilit qytetarët i besojnë më së shumti, pas Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Shpërndaje në: