Qe çka kishte deklaruar Kurti për kompanitë e sondazheve të cilat sot i sulmoi: Janë kredibile

Qe çka kishte deklaruar Kurti për kompanitë e sondazheve të cilat sot i sulmoi: Janë kredibile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi, ka kritikuar partitë të cilat fushatën e tyre për zgjedhjet lokale po e bëjnë në media dhe rrejte sociale.

Kurti edhe pse kohë më parë kishte përkrahur sondazhet të cilat e renditnin VV si parti të parë, tani po i kritikon dhe po i quan si ‘sondazhe të ujdisuara’.

“Çdonjeri nga ne do të zgjedhë mes dy alternativave, atyre që duan punë me nderë dhe thjeshtësi, dhe atyre që duan të fitojnë me reklama në media e me sondazhe të ujdisura”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, deklarata e tij e dhënë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, thoshte se sondazhet bëhen nga organizatat kredibile në Kosovë, duke lënë të kuptohet që partia e tij, nuk po qëndron mirë në zgjedhjet lokale, kësisoj edhe nuk po i pëlqejnë sondazhet.

“Po shikoni sondazhet të cilat i bën organizata më kredibile në Kosovë, e të cilët i lexojnë që të gjithë prej NDI dhe ambsadave deri tek secili subjekt politik, domethënë UBO Constulting është ajo që i bën sondazhet”, kishte deklaruar Kurti kohë më parë, transmeton Periskopi.

Ndryshe Kurti në video-mesazh ka folë për zgjedhjet lokale që priten të bahen me 17 tetor./Periskopi/

Albin Kurti sulmon partitë opozitare, mediat dhe kompanitë e sondazheve

Shpërndaje në: