Që në mëngjes bllokohet për qarkullim rruga ‘Enver Zymberi’

Periskopi.com Lajme

Ka filluar përgatitja e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e sotme Kosovë-Mali i Zi.

Përpos kësaj, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përkujdesur që të largojnë shumë vetura të cilat gjendeshin në rrugën ‘Enver Zymberi’.

 

 

Të njëjtit janë përkujdesur për bllokimin e kësaj rrugë e cila gjatë ditëve të tjera funksionon si rrugë një kahëshe, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Kosova zhvillon sot ndeshjen kundër Malit të Zi në ora 20:45, si ndeshje kualifikuese për Euro 2020.

Shpërndaje në: