Që nga 20 shtatori janë lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme

Që nga 20 shtatori janë lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme

Ministria e Punëve të Brendshme që nga 20 shtatori ka lëshuar 6 mijë e 375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në tabelën e mëposhtme ndodhen edhe detajet për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare.

 

 

Shpërndaje në: