Qe një javë, Feraj i VV-së vazhdon të thotë që Bashkimi Kombëtar duhet bërë SOT

Qe një javë, Feraj i VV-së vazhdon të thotë që Bashkimi Kombëtar duhet bërë SOT

Duket se Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes vazhdon të mos pajtohet me liderin e tij të partisë sa i përket çështjes se kur duhet të ndodh Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, z. Albin Kurti – kryministër kosovar – e kaloi duke bërë tifozllëk të zjarrtë për Kombëtaren e Kosovës në basketboll.

Kosova e mposhtu me rezultat 78-73 kombëtaren e Danimarkës, dhe kryeministri i priti në këmbë minutat e fundit dramatike të ndeshjes, përcjell Periskopi.

E një prej zyrtarëve të lartë të partisë së tij, Hysamedin Feraj, vazhdon që në INTRO-n e faqes së tij në Facebook të shpreh mospajtimin e tij me kryeministrin për këtë çështje, përcjell Periskopi.

“Unë mendoj se bashkimi kombëtar duhet bërë sot!” – vazhdon të shkruaj z. Feraj.

Nuk dihet për çfarë arsyesh z. Feraj nuk ka durim të pres referendumin e përmendur nga kryeministri Kurti.

Shpërndaje në: