Që ta dini: Fundjavë me vranësira dhe shi në bregdetin shqiptar

Periskopi.com Lajme

Edhe pse në kulmin e sezonit turistik, kjo fundjavë nuk ka për të qenë më e mira sa i përket motit në Shqipëri.

Meteorologët parashikojnë që Shqipëria gjatë të shtunës dhe të dielës të ketë prezenca të shpeshta të vranësirave ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Kjo do të bëjë që gjatë dy ditëve të fundjavës mëngjeset të jenë të freskëta dhe temperaturat të arrijnë deri në 28-30 gradë Celsius në zonat bregdetare.

Megjithatë ky mot i freskët do të na shoqërojë deri të dielën, duke filluar nga pasditja e së dielës do të ketë një përmirësim të motit dhe nga mesi i javës që vjen temperaturat do të kthehen sërish të larta./tvklan