Qëlloi shuplakë dhe kërcënoi me vdekje zyrtarin e interit, fansat ‘Nerazzurrë’: Idiot, frikacak – të presim

Qëlloi shuplakë dhe kërcënoi me vdekje zyrtarin e interit, fansat ‘Nerazzurrë’: Idiot, frikacak – të presim

Pasojat e polemikave për përplasjen mes Leonardo Bonuccit dhe sekretarit të Interit, Cristiano Mozzillo, nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi. Pas gjobës së vendosur ndaj mbrojtësit të Juventusit, janë tifozët e Interit ata që kanë shprehur mendimet e tyre me një pankartë që u shfaq në qytet:

“Bonucci, nëse do të bësh mashtruesin – lexohet në parrullë – të presim në Baretto, idiot frikacak”. Një sulm i drejtpërdrejtë kërcënues, si pasojë edhe e mungesës së ndjesës nga lojtari bardhezi.

Gjithcka ndodhi në fund të shtesës së Superkupës së Italisë, kur mbrojtësi bardhezi ishte duke pritur të hynte në fushën e lojës para penalltive që dukeshin të sigurta. Kamerat televizive dhe disa video të xhiruara prej tifozëve në tribunat e “San Siros” e fiksuan juventinin të tërbuar duke u grindur me Mozzillon. Kapjet me duar dhe goditja me shuplakë ishin të pashmangshme me sekretarin e klubit të Interit, që përpiqej të shmangej, kurse zemërimi i qendërmbrojtësit bardhezi ishte maksimal.

Shpërndaje në: