Qendra e re stërvitore e Leicesterit është thjesht drithëruese

Qendra e re stërvitore e Leicesterit është thjesht drithëruese

Leicesteri ka pasur ngritje meteorike në vitet e fundit.

‘Dhelpërat’ po luanin në Championship në fillim të dekadës së fundit, transmeton Periskopi.

Ata fituan Championshipin më 2014, pastaj shkaktuan sensacionin më të jashtëzakonshëm në histori të futbollit kur fituan Premier Leaguen, dy vite më vonë.

Pesë vite më vonë, Leicesteri ka shtuar edhe një trofe në kabinet, atë të FA Cup, dhe tash është kandidat serioz për top katërshe nën urdhërat e Brendan Rodgers.

Leicesteri është padyshim një prej skuadrave më të mira në Angli dhe qendra e saj stërvitore është atje lart në mesin e më të mirave.

Klubi kaloi në kompleksin e ri stërvitor në fillim të vitit të kaluar.

185 hektarë territor, që u ndërtua krejtësisht nga McLaren, ka 21 sipërfaqe shfrytëzuese për lojë, një fushë kryesore me 499 ulëse dhe objekte elitare sportive dhe mjekësore.

Poashtu është një fushë golfi me nëntë vrima për lojtarët dhe stafin që të relaksohen.

Leicesteri tash ka publikuar një video një-minutëshe në llogarinë e vetë në TikTok, e cila tregon kompleksin.

Dhe të themi se është drithëruese do të ishte nëndeklaratë.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: