Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias dënon sulmin në Top Channel

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias dënon sulmin në Top Channel

Një reagim tjetër mbi sulmin e ndodhur drejt Top Chanel ka ardhur nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias.

Në Twitter ata u shprehen të shokuar për humbjen e jetës së rojës së sigurisë.

“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

60 vjeçari P.K, ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte.

Shpërndaje në: