Qëndron më shumë se katër orë në këtë pozitë – thyen rekordin botëror

Qëndron më shumë se katër orë në këtë pozitë – thyen rekordin botëror

Kushdo që e ka provuar të qëndrojë i shtrirë në formë horizontale duke u mbajtur vetëm në bërryla, e di se sa e vështirë është të bëhet një gjë e tillë.

Sa e vështirë mund të jetë të qëndrosh i mbajtur me bërryla në maje të gishtave të këmbës? Përgjigja është në këmbët e dridhura të secilit pas vetëm disa minutave qëndrimi në atë pozitë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, nëse emri juaj është Dana Glowacka, atëherë flasim për orë jo minuta.

Kjo pasi ajo theu rekordin botëror në kategorinë e femrave, duke regjistruar kohën prej katër orëve e 20 minutave.

Rekordi i mëhershëm ishte tri orë e 30 minuta. Pamjet e mëposhtme tregojnë se Glowacka pas katër orëve po dridhej shumë më pak se që do ta bënim secili prej nesh pas vetëm disa sekondave. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: