Qeni topall i përmendur nga Kurti ‘e bëri namin’ në QKUK, pamje kiameti nga hyrja (FOTO)

Qeni topall i përmendur nga Kurti ‘e bëri namin’ në QKUK, pamje kiameti nga hyrja (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se ndër gjërat e para që do të bënte kur të vinte në pushtet do të ishte largimi i një qeni topall në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK].

Por, në pamjet e dërguara nga sot në mëngjes, del se gjendja është edhe më keq se që ka qenë para se të vinte Kurti në pushtet.

Një grumbull i stërmadh mbeturinash duket mu në hyrjen e QKUK-së, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, nuk dihet asgjë për ‘qenin topall’ të përmendur nga Kurti, edhe pse një i tillë ishte parë para disa muajsh në një ambulantë në veri të Kosovës.

Falenderojmë lexuesin për dërgimin e fotografisë.

Shpërndaje në: