Qeni topall i zënë ngoje nga Albin Kurti shkon në veri të vendit? (Foto+Video)

Qeni topall i zënë ngoje nga Albin Kurti shkon në veri të vendit? (Foto+Video)

Dështimet e Qeverisë Kurti në shëndetësi i kanë kushtuar shumë qytetarëve të Kosovës. Por, një premtim i bërë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 për shëndetësinë kishte bërë përshtypje të madhe.

Kryeministri i vendit kishte premtuar se do ta largonte nga oborri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], një qen ‘topall’ me tri këmbë. Qenin në fjalë, kishte thënë se e shihte sa herë që ndodhej në QKUK.

Por, pas situatës në veri në një video të shpërndarë nga mediumi kosovar i etnisë serbe, Kosovo Online, shihet një qen i po të njëjtës ngjyrë në oborrin e QKMF-së në Zubin Potok, përcjell Periskopi.

Qeni në fjalë madje duket krejtësisht i pashqetësuar nga pamja e një ambulance që po bartte një qytetar serb që pretendonte se ishte rrahur nga Njësia Speciale e Kosovës.

Qentë endacakë janë bërë një problem i madh për të gjitha qytetet e Kosovës pa dallim etnie.

Shpërndaje në: