Qentë sulmojnë një djalë në Kolovicë, rrugët e lagjes pesë ditë pa ndriçim

Qentë sulmojnë një djalë në Kolovicë, rrugët e lagjes pesë ditë pa ndriçim

Një djalë i vogël është kafshuar nga qentë në lagjen Kolovica, Prishtinë, i njëjti më pas është dërguar në emergjencë për trajtim.

Banori i lagjes, Adonis Mulaku e konfirmoi rastin duke thënë se kjo ka ndodhë edhe për shkak se ka pesë ditë që nuk ka ndriqim publik nëpër rrugë.

Gjendja e djalit të vogël është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mulaku tha për Klankosova.tv, se kanë thirr Komunën e Prishtinës për të intervenuar për ndriqimin publik, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Shpërndaje në: