Qeriqi – Haradinajt: A nuk e merituam ne luftëtarët një euro rritje të pensioneve, na ke zhgënjyer

Qeriqi – Haradinajt: A nuk e merituam ne luftëtarët një euro rritje të pensioneve, na ke zhgënjyer

Derisa dje është bërë e ditur se pagesa e pensioneve është proceduar me rritje, kjo nuk ka ndodhur edhe me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Për këtë ka reaguar Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së. Ai nëpërmjet Facebook-ut, ka bërë një pyetje për kryeministrin, Ramush Haradinaj.

“Kryeministër, ne si luftëtarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a. Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: