Qeriqi s’mund t’i mbaj lotët nga postimet e Muratit: Ende vuaj nga dhimtë e plagëve, kur ky flinte, unë isha në Pashtrik

Qeriqi s’mund t’i mbaj lotët nga postimet e Muratit: Ende vuaj nga dhimtë e plagëve, kur ky flinte, unë isha në Pashtrik

Invalidi i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, është shprehur shumë i revoltuar teksa fliste për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati në të cilin ai fyente veteranët e UÇK-së.

Qeriqi, që ka ende pasoja nga plagët në luftë, është përlotur teksa fliste për këtë çështje, duke thënë se teksa ministri Murati flinte në shtrat, ai ishte në bjeshkë të Pashtrikut.

“Zoti Murati ka flejt dy ditë e dy netë në shtrat, unë kom qëndru në bjeshkë të Pashtrikut. Aty na kanë vdekë njerëz prej acari, me vullnetin për me çliru këtë vend”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka treguar se si vëllai i tij ka lënë jetën luksoze në Gjermani për të ardhur në luftë në Kosovë.

“Kjo është marria ma e madhe e zotit. Unë nuk mujsha me komentu. Sinqerisht, personalisht jamë prekë shumë. Unë kam qenë me vëllaun në luftë. Ai e ka lanë një jetë luksoze në Gjermani. Unë çdo natë vuaj nga plagët, nga dhimtë e plagëve, për shokët që i kam humbë në beteja”, tha Qeriqi.

“Shkitë kanë ardhë prej Serbisë me luftu në Kosovë, në vend të huaj, e ne kemi luftu për vend tonin”, tha Qeriqi.

Shpërndaje në: