Qerkinaj: Jam shumë i pakënaqur, për të pagjeturit të angazhohet komplet shteti

Qerkinaj: Jam shumë i pakënaqur, për të pagjeturit të angazhohet komplet shteti

Drejtori i shoqatës së personave të pagjetur ‘’Zëri i Prindërve’’, Bajram Qerkinaj, ka thënë se çdoherë kritikon komisionin qeveritar, për mospunë në raport me këta persona.

”I kritikoj edhe mjerisht, haptas po them, jam aq i xeherluar, kur thuhet një alarm dhe del në gazetë, kur thotë: ‘Alarmohet nga Serbia, 20 autobusa me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval’ ”. 20 autobusa nga 40 vetë, bëjnë 800 vetë – Batajnica e dytë, aty i kemi nxjerrë ne afër 900 vetë”, kujton Qerkinaj.

”Tash ky alarm, është shukatë. Kanë gërmuar dy vende dhe e kanë ndalë punën. A din çka do të thotë kjo për familjarët?”.

Ai tha në Monokël të Klan Kosovës, se ky nuk është rasti i vetëm ku alarmohet për trupa të personave të pagjetur shqiptarë të Kosovës.

”Unë jam shumë i pakënaqur, për punën të cilën duhet ta bëjnë më seriozisht, dhe duhet të angazhohen për personat e pagjetur, jo veç komisioni qeveritar, jo veç institucionet – po komplet shteti”.

”Sa e vështirë është për ne prindërit me e mendu përditë se si ka jetu evladi im psh 30 vjeçar?”.

”Dhimbja, kërkush s’mund e mban, as nuk mund e din në zemër, sa është dhimbje e personit që s’e ke gjetë. Krejt është ndryshe dëshmori, që ka marrë pushkë e e ke gjetë, e ke rahatu. A për të pagjeturit, sikur nëna që e rrit një fëmijë, një bebe të vogël, e nuk ka kush që e përshkrun punën e nanës deri ta rritet e të bëhet ai 18 vjet. Veç nana e din, në krye të vet, e në shpirt të vet, sa e ka rritë një fëmijë. Po mos me e ditë ku është?…”

Bajram Qerkini: Kush duhet të na tregojë ku i kemi familjarët

Shpërndaje në: