Qesh mirë ai që qesh i fundit: Ibuprofeni testohet si trajtim për Koronavirusin

Qesh mirë ai që qesh i fundit: Ibuprofeni testohet si trajtim për Koronavirusin

Shkencëtarët janë duke testuar për të parë nëse ibuprofeni mund të ndihmojë pacientët e spitaleve që janë të sëmurë me koronavirus.

Një ekip nga një kolegj në Londër beson se ilaçi, i cili është kundër gripit dhe shërben si një mbytës fantastik (koment i përkthyesit) i dhimbjeve, mund të ndihmojë edhe sa i përket vështirësive në frymëmarrje.

Ata shpresojnë që trajtimi me kosto të ulët mund t’i mbajë pacientët jashtë nevojës për ventilatorë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Në testime, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen si shtesë me kujdesin e zakontë shëndetësor.

Studimet e mëhershme në kafshë sygjerojnë se ibuprofeni mund të trajtojë sindromën e stresit akut të respitarëve – një prej kompikimeve të rënda të këtij virusi.

Më herët gjatë pandemisë ishin paraqitur lajme të rreme e dashakëqija ndaj ibuprofenit, duke thënë se ky ilaç mund të ishte i keq për njerëzit e infektuar me koronavirus.

Natyrisht, më vonë ky lajm ishte përgënjeshtruar. /Periskopi

Shpërndaje në: