Qeska e zezë misterioze lundron në Durrës (Video)

Qeska e zezë misterioze lundron në Durrës (Video)

Disa të rinj në Durrës janë përballur me një qeskë “misterioze” dhe të zezë mëngjesin e sotëm, teksa po lundronin me varkë në det të hapur.

Djemtë shikojnë se papritur, “nga hiçi” mbin një qeskë e zezë, e cila ngre dyshime të mëdha tek ta.

Si fillim mendojnë mos bëhet fjalë për ndonjë gomë, por pasi afrohet më afër shohin se është një qeskë dhe si me shaka diskutojnë rreth ndonjë qeske me hashah që po vjen nga Italia, ose anasjelltas.

U largua shpejt dhe nuk arrita ta shikonim mirë, nuk e di se çfarë mund të ketë pasur, por kjo është shumë e habitshme”, shkruan i riu në redaksinë e JOQ.al.

Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë qeske me mbetje, që në ujërat e detrave shqiptare nuk janë ndonjë “surprizë”. Tashmë jemi mësuar me raste të tilla.

Shpërndaje në: