Qetësohet pak situata pandemike: Edhe një Klinikë e QKUK-së po i kthehet normalitetit

Qetësohet pak situata pandemike: Edhe një Klinikë e QKUK-së po i kthehet normalitetit

Pas një kohe të gjatë Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë. Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit, janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë, që, pas dezinfektimit të hapësirave, të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Shpërndaje në: