Qeveria amerikane do ta ketë një telefon që e informon për çdo gjë që bëni

Qeveria amerikane do ta ketë një telefon që e informon për çdo gjë që bëni

Qeveria amerikane së shpejti do të vëzhgojë të gjitha aktivitetet e punonjësve duke përdorur inteligjencën artificiale.

Një startup është duke krijuar sistemin e telefonit mobil që do të mësojë për të gjitha ato që bën përdoruesi i tij.

Ai në mënyrë konstante do të gjurmojë sjelljen, aktivitetin dhe do të krijojë profilin e identitetit të përdoruesit.

Profili i gjeneruar i inteligjencës artificiale  do të zëvendësojë qasjen e punonjësve në kartela dhe sistemin e lejekalimeve.

TËOSENSE.AI, kompania që do të prodhojë telefonin për Pentagonin, do të sigurojë sistemin multi-faktor të autencitetit për telefona të mençur dhe kompjuterët.

Sistemi zëvendëson të gjitha qasjet e kartelave dhe lejekalimeve dhe alarmon sigurinë nëse dikush tjetër është duke përdorur pajisjen.

Ai e bën këtë duke përdorur të dhëna të sjelljes ose ‘biometrikut’ të çdo personi, siç është mënyra se si ecin, ndërveprojnë me telefonin e tyre, udhëtojnë në punë dhe si dhe ku kalojnë kohën e tyre.

Është ekuivalenti i inteligjencës artificiale të gjurmëve të gishtërinjve të një personi, por është shumë më e vështirë të thyhet, ndërsa sistemi vazhdimisht ushqehet me tipare të shumëfishta dhe do të dijë nëse dikush tjetër po përdor telefonin.

 

Shpërndaje në: