Qeveria arbitrare me Sunny Hill: Del dokumenti me kërkesën shokuese ndaj Përparim Ramës

Qeveria arbitrare me Sunny Hill: Del dokumenti me kërkesën shokuese ndaj Përparim Ramës

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka thënë se Ministria e Pushtetit Lokal, ka ndërhyrë në kompetencën e komonuës me rastin e Festivalit Sunny Hill. Madje, në dokumentin e publikuar nga Asociacioni, shihet arbitrariteti i Qeverisë me rastin, përkatësisht i MAPL-së.

Asociacioni vlerëson se një ndërhyrje e tillë, është rrezik për funksionimin e pushteteve, rrjedhimisht demokracisë.

Reagimi i plotë me dokument:

MAPL NDËRHYN NË KOMPETENCAT E KOMUNAVE PËR FESTIVALIN “SUNNY HILL”

Bordi i AKK-së vlerëson që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ndërhyn në kompetencat dhe në autonominë lokale të komunave të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi.

Neni 6 I LIGJIT PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS thotë se Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit.

Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”.

Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet që “Ju si kryetar do ťa adresoni kërkesën për ndryshim të afatit të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale, ku Vendimi përsëri duhet ťi nënshtrohet aprovimit në Kuvendin e Kryeqytetit, me procedurat të përshpejtuara përmes mbledhjes së jashtëzakonshme e pastaj, sipas legjislacionit në fuqi MAPL bënë vlerësimin e ligjshmërisë” Shkresën e keni të bashkangjitur.

Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës.

Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që niveli qëndror me dashje ndërhyn në kompetencat e komunave.

Shpërndaje në: