Qeveria britanike refuzoi përkthyesit afganë të ushtrisë me arsyen se përbënin “rrezik për sigurinë kombëtare”

Qeveria britanike refuzoi përkthyesit afganë të ushtrisë me arsyen se përbënin “rrezik për sigurinë kombëtare”

Dhjetra përkthyes afganë që kanë punuar me Ushtrinë Britanike kanë marrë mesazhin që nuk do të lejohen të futen në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se “përbëjnë rrezik për sigurinë [kombëtare],”

Derisa talebanët kishin nisur të kapnin pjesët më të mëdha të vendit muajin e kaluar, përkthyesit me familjet e tyre morën letra nga shteti britanik që iu thoshte se nuk do të lejoheshin të futeshin në Britani për shkak se shiheshin si “të rrezikshëm”.

Asnjë shpjegim apo e drejtë për apel nuk iu ishte ofruar – duke i lënë të frikësuar nga hakmarrja e talebanëve.

Tash, avokatët që po përfaqësojnë një prej përkthyesve e kanë dërguar në gjyq shtetin britanik për të kërkuar revokimin e vendimit, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Në një seancë dëgjimore, gjykatësi urdhëroi qeverinë që të ofronte detaje shtesë brenda 24 orësh.

“Këta burra ishin me Ushtrinë Britanike në Afganistan,” tha Rehana Popal, avokate e specializuar në emigracion që po punonte në këtë rast.

Përkthyesi në fjalë thotë Independent se po fshihet në një fshat afër Kabulit me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij.

“Fshati është shumë i rrezikshëm. Talebanët janë këtu dhe janë të armatosur… është e zorshme për mua. Dua nga qeveria britanike të më ndihmojë. Nuk ka asnjë arsye pse të refuzojnë rastin tim… fëmijët e mi – ata janë fëmijë. Situata për ta është shumë e keqe… çdokush e di që isha përkthyes për ushtrinë britanike, për ushtrinë amerikane.” /Periskopi

Shpërndaje në: